Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar të dhënat më të fundit nga inteligjenca britanike sa i përket situatës në Ukrainë gjatë këtij mëngjesi.
Raportohet se shkalla e sulmeve ajrore dhe këmbësorisë ruse, ka rënë në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten në duart e ukrainasve. Megjithatë këto qytete së bashku edhe me Sumy, janë “të rrethuara nga forcat ruse”.
“Forcat ruse po avancojnë në jug të vendit – në qytetin port Mykolaiv. Ekzistojnë gjasa reale se disa forca do të tentojnë të rrethojnë dhe nisen drejt qendrës së Odessas”, thuhet në kumtesën e ministrisë britanike të Mbrojtjes.