Grupi i xhirimit i televizionit britanik, Sky News është bërë pre e një sulmi në Ukrainë. Video e publikuar nga Sky News tregon momentet e frikshme të ndodhura disa km larg Kievit
Kryekorrespondenti i Sky News Stuart Ramsay dhe ekipi i tij, u sulmuan me armë por për mrekulli të gjithë shpëtuan dhe tani janë kthyer në mënyrë të sigurtë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ramsay i cili është plagosur në këtë incident tha se ai dhe kolegët e tij kishin qenë me fat.
E gjithë skena është filmuar dhe Ramsay e tregon në një video reportazh të gjatë 5 minuta publikuar në faqen online të skynews.com
Ata ishin nisur drejt qytetit Bucha pasi një kolonë ruse ishte shkatërruar nga ushtria ukrainase një ditë më parë.
“Kontaktet e besuara në qytet na thanë se ishte qetësi dhe premtuan të na tregonin kolonën dhe të na tregonin për atë që kishte ndodhur” shkruan Stuart Ramsay
Edhe kur u larguam nga qendra e Kievit, vullnetarët po hapnin llogore dhe ushtria po poziciononte topat Howitzer për mbrojtjen e kryeqytetit, ishte e qartë se udhëtimi ynë do të ishte i vështirë. Në pikat shpeshta të kontrollit duhej të negocioje me kujdes.
“Qyteti është vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit, por udhëtimi ynë na mori orë të tëra. Rrugët u mbyllën dhe ne u ridrejtuam shumë herë.
Pastaj nga askund u dëgjua një shpërthim i vogël dhe pashë që diçka goditi makinën dhe një gomë shpërtheu. U ndalëm
“Dhe atëherë bota jonë u kthye përmbys” thotë Ramsay.
“U gjendën në mesin e një sulmi. Menduam se ishte një pikë kontrolli e ushtrisë ukrainase dhe bërtisnim duke thënë që ishim gazetarë britanikë.
Në fillim u thye xhami i përparmë, pastaj u gjendën nën sulm” dhe ata vijonin të qëllonin edhe pse gazetarët bërtisnin se ishin gazetarë.
“Ne nuk e dinim në atë kohë, por më vonë ukrainasit na thanë se na zunë pritë një skuadër zbulimi diversante ruse. Ishte profesioniste”
“Producenti Martin Vowles, i cili ishte duke drejtuar makinën doli i pari nga makina, i ndjekur me shpejtësi nga Andrii Lytvynenko, producenti vendas, duke më lënë mua, Richie dhe producentin tim Dominique Van Heerden brenda, duke u mbuluar në bazamentet e këmbëve dhe në sediljen e pasme” thotë ai.
Më pas ata kishin arritur të largoheshin dhe të fshiheshin në një godinë.
Grupi i xhirimit, i përbërë nga 5 vetë arriti të largohet nga makina. Ishte e paimangjinueshme që ishin gjallë.