Është mbyllur procesi i numërimit të vota edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku fituese ka dalë Partia Socialiste.
Në përfundim të numërimit të 157 kutive të votimit, ka rezultuar fituese kandidatja e PS, Eriselda Sefa.
19849 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ me 10664 vota ose 31.67% dhe me vetëm 3628 vota ose vetëm 10.78% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.
Në Vorë, ku votimi dhe numërimi ishte elektronik u shpall fitues kandidati i PS Blerim Sheraj. Edhe në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PS, Edison Memolla.
Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687.
Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.