Me këtë veprim, Shell u bashkohet dhjetëra kompanive që kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Shell u kritikua këtë fundjavë, pasi bleu një ngarkesë të naftës së papërpunuar ruse me një çmim të zbritur. Shefi i kompanisë, Ben van Beurden pranoi se blerja e naftës ruse ka qenë gabim.
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se vendimi ynë javën e kaluar, për të blerë një ngarkesë me naftë bruto ruse, nuk ka qenë i duhuri dhe na vjen keq”, tha van Beurden.
Menjëherë pas njoftimit të saj, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagoi në Twitter, duke thënë se i është mirënjohës Shell për këtë hap moral dhe të përgjegjshëm.