Presidenti i SHBA-së Joe Biden theksoi edhe një herë të premten se SHBA nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë.
“Ne nuk do të luftojmë luftën e Tretë Botërore në Ukrainë”, tha Biden pasi përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për aleatët e saj në NATO dhe premtoi se SHBA do të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s.
Ai shtoi: “Dua të jem i qartë megjithatë, ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armët për të mbrojtur veten ndaj një force pushtuese sikurse është Rusia. Dhe ne do të dërgojmë para dhe ndihma ushqimore për të shpëtuar jetët e ukrainasve. Ne do të mirëpresim refugjatët ukrainas me krahë hapur nëse në fakt vijnë deri këtu”.
Biden falënderoi gjithashtu anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës, duke vënë në dukje se ai foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot për rreth një orë. Biden shtoi se ai flet me presidentin ukrainas “pothuajse çdo ditë”.