Një refugjat ukrainas ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejtë televizive duke pyetur një reportere të lajmeve nëse kanabisi ishte legalizuar në Britani – derisa ai po hipte në një autobus për të shkuar në vend të sigurt.
Pjesa nga Sky News u filmua teksa refugjatët hipnin në një autobus pranë Kievit dhe gazetarja mund të shihet e veshur me një helmetë dhe parzmor.
Por burri me të cilin ajo flet duket shumë më i relaksuar, i veshur me një kapele të zeze dhe kufje rreth qafës, më pas ai i afrohet dhe i bën një pyetje të pazakontë.
Derisa ajo është drejtpërdrejt në transmetim, burri i bën një pyetje dhe ajo nuk mund ta dëgjojë, kështu që ai e përsërit: “A është i ligjshëm kanabisi në Britaninë e Madhe?”
Gazetarja qesh dhe thotë se ajo nuk e di nëse kanabisi është i ‘licencuar’ në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të shtojë “më vjen mirë që kjo është gjithçka që po mendoni”.