Kisha e Anglisë po i bën presion gjigantit francez të energjisë TotalEnergies për vendimin që mori për të mos ndërprerë lidhjet me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.
Bordi i pensioneve të Kishës dhe menaxheri i fondit të saj të investimeve thanë se do t’i rishikonin aksionet e tyre në kompani.
Në një letër të përbashkët drejtuar Patrick Pouyanné, shefit ekzekutiv të TotalEnergies, Bordit i pensioneve dhe Komisionerët e Kishës për Anglinë thanë se kompania duhet të rishqyrtonte urgjentisht pozicionin e saj.
Letra theksonte se ndërsa TotalEnergies e kishte dënuar agresionin e Rusisë, ajo nuk kishte ndjekur pas shumë nga të ngjashmit e saj në sektorin e energjisë, si BP dhe Shell, për t’u tërhequr nga Rusia.
Në shkurt, Kisha e Anglisë njoftoi se kishte shitur të gjitha 20 milionë paund të investimeve në kompanitë ruse si reagim ndaj asaj që kryepeshkopët e Canterbury-t dhe York-ut e përshkruan si “aktin e së keqes” të Vladimir Putin në Ukrainë.
Komisionerët e Kishës menaxhojnë një fond investimi prej 9.2 miliardë paund, ndërsa Bordi i pensioneve menaxhon një fond me vlerë 3.7 miliardë paund.
Nuk është ende e qartë se sa janë fondet e Kishës në TotalEnergies, e cila nuk iu përgjigj një kërkese për koment.