Bomba mbi teatrin në Mariupol ku strehoheshin mbi 1 mijë njerëz, ka edhe fëmijë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pushtuesit rusë kanë hedhur një bombë mbi Teatrin e Mariupol, ku fshiheshin të paktën 1 mijë qytetarë që kishin humbur shtëpitë e tyre.

Kjo është konfirmuar nga dëshmitarët okularë. Ata kanë thënë se qendra kulturore, ishte një vend i përcaktuar zyrtarisht si një vendstrehim për refugjatë dhe rusët sipas tyre, nuk kishin se ta dinin.

Për momentin nuk dihet numri i të vdekurve dhe të plagosurve. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël.
Ky teatër ishte një strehë në të cilën banorët e Mariupolit të rrethuar shpëtuan nga granatimet e vazhdueshme..

foto galeri

“Nuk dihet sa njerëz vdiqën nën rrënoja. Tani ka beteja të ashpra. Askush nuk mund të shkojë në rrënoja, nuk e dimë nëse ka të shpëtuar. Dhe më e keqja është se nuk mund t’i nxjerrim nga rrënojat. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Share This Article