Tiranës i mjafton Devid, Egnatia shkatërron Vllazninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana tashmë e sheh veten 13 pikë para ndjekësit më të afërt në renditjen e Kategorisë Superiore, pasi mundi minimalisht Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, të luajtur në “Elbasan Arena”.

Bardheblutë realizuan vetëm një gol kundër skuadrës që i eliminoi nga Kupa, me brazilianin Devid de Silva, i cili dërgoi topin në rrjetë nga fare pranë në 69, pas një gafe të mbrojtjes së Dinamos.

Të dielën, Laçi do të kërkojë të mundë Teutën, që e pret në shtëpi, për të mbajtur hapin me bardheblutë kryesues dhe pë të shpresuar deri në fund.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Egnatia shkatërroi Vllazninë 3-0, pak ditë pasi shkodranët shkarkuarn trajnerin gjerman Brdaric, ndërsa Kastrioti gjithashtu mundi minimalisht Partizanin

Të dielën, Skënderbeu pret Kukësin në Korçë.

Share This Article