Bordi i Transparancës i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual.
Sipas burimeve nga operatorët, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot dhe benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten.
Sipas informacioneve te marra nga tregu operatorët thonë se dhe në këto nivele janë 15 lekë me humbje.