Të braktisësh Xhakartën për të vendosur kryeqytetin politik të Indonezisë në ishullin e Borneos, nuk do të zgjidhte të këqijat e megalopolit dhe mund të shkaktonte një krizë të re mjedisore në një rajon me pyje tropikalë dhe që ka një faunë shumë të pasur, si orangutangët, paralajmërojnë ekspertët.
Presidenti, Joko Widodo njoftoi në fund të gushtit se qendra politike më e madhe në vendin e Azisë Juglindore do të transferohej rreth 2000 kilometra drejt lindjes së një qyteti të ri model, me qëllim për të lehtësuar presionin në ishullin Java, me popullsinë më të dendur në arkipelag.
Xhakarta, një megalopol prej rreth 30 milionë banorë ndodhet në një zonë me rrezik të lartë sizmik, i mbytur nga ndotja dhe shpesh i paralizuar nga trafiku.
“Akoma më keq, ajo është e kërcënuar nga rritja e nivelit të ujërave. Një e treta e qytetit mund të mbytet plotësisht deri në vitin 2050”, sipas ekspertëve mjedisorë.
Përveç rritjes së nivelit të ujërave si pasojë e ngrohjes klimatike, kryeqyteti është brishtësuar nga fakti se një pjesë e banorëve nuk kanë rrjete të furnizimit me ujë dhe tërheqja e ujërave nëntokësor ka shkaktuar shembjen e lagjeve të tëra.
Ndërtimi i një kryeqyteti të ri në lindje të ishullit të Borneos, lokalizimi i të cilit nuk është zbuluar ende, do të fillojë vitin e ardhshëm./ATSH/