I kishte mbijetuar makthit tragjik të kampit të përqendrimit nazist të Buckenwald. Kishte përjetuar ekzekutimin në masë në dushet me gaz, të shokëve të tij. Por nuk arriti të vdiste në paqe, në moshën 96-vjeçare.
Ukrainasi Boris Romanchenko, një nga të paktët të mbijetuar të kampeve të shfarosjes naziste, u vra të premten e kaluar nga një sulm rus në qytetin ku banonte, Karkiv. I moshuari banonte në një apartament plotësisht të shkatërruar nga predhat e lë shuara nga ushtria ruse, gjatë dyluftimeve të ashpra të ditëve të fundit.
Lajmin e ka pohuar mbesa e tij dhe më pas Instituti Buchenwald, me të cilin Romanchenko bashkëpunonte aktivisht dhe mbante postin honorifik të zëvendëspresidentit.
Në vitin 2018, Romanchenko ishte rikthyer në kampin famëkeq, duke veshur edhe një uniformë të ngjashme me atë që ishin detyruar të vishnin aty gjatë luftës së Dytë Botërore.