Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka dhënë një “lajm të mrekullueshëm” për të gjithë shqiptarët që vizitojnë Amerikën.
“Tashmë, do ta bëjmë më të lehtë për shqiptarët që duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Amerikë. Duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi, do të zgjatet nga 3 në 10 vjet”, tha ambasadorja Kim.
“Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi, më 1 prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo vetëm 3. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në SHBA në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë ta rinovoni deri në vitin 2032”, shtoi Yuri Kim.