ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani uron ditën e Flamurit 1 minute ago
28 Nëntori/ Ambasadori Petrit Malaj: Flamuri na ndez shpirtin. Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri, më të mirat në histori 3 minutes ago
Dita e Pavarësisë, urimi i Albin Kurtit: 28 Nëntori është data që ka gërshetuar fatin e kombit shqiptar përgjatë shekujve 7 minutes ago
Begaj pret aktivistë të Diasporës nga 11 shtete të SHBA  10 minutes ago
SHBA uron Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, Marco Rubio: Dy vendet tona gëzojnë partneritet të fortë 12 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Kremlini: Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse kërcënohet ekzistenca e vendit

albnews by albnews
29 March, 2022
in Bota
0
Kremlini: Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse kërcënohet ekzistenca e vendit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm kur të ketë një kërcënim për ekzistencën e vendit dhe jo si rezultat i luftës së vazhdueshme në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për PBS të hënën.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

“Çdo rezultat i operacionit në Ukrainë, nuk është një arsye për përdorimin e një arme bërthamore. Ne kemi një koncept sigurie që thotë shumë qartë se vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit, në vendin tonë, ne mund të përdorim dhe do të përdorim armët bërthamore për të eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë”, tha Peskov.

Kur u pyet për komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, që e quajti Vladimir Putin një “kasap” dhe deklaroi se presidenti rus nuk duhet të mbetet më në pushtet, Peskov tha se kjo “është mjaft alarmante”.

“Është fyerje personale. Sigurisht, është krejtësisht e papranueshme. Nuk i takon Presidentit të Shteteve të Bashkuara të vendosë se kush do të jetë dhe kush është president i Federatës Ruse”, theksoi ai.

Në një fjalim në Poloni të shtunën, Biden bëri një koment të improvizuar: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Në intervistën për PBS, Peskov mohoi se forcat ruse kishin shënjestruar qëllimisht civilët në Ukrainë, pavarësisht se forcat ukrainase, gazetarët dhe refugjatët po largoheshin nga vendi duke i përshkruar bombardimet brutale që godasin infrastrukturën civile, përfshirë shtëpitë, shkollat dhe spitalet.

“Ata nuk po bombardojnë shtëpi. Ata nuk po bombardojnë apartamente. Ata nuk po bombardojnë objekte civile. Ato janë vetëm bombardime dhe synojnë infrastrukturën ushtarake”, tha Peskov.

SHBA-ja zyrtarisht deklaroi javën e kaluar se forcat ruse kishin kryer krime lufte në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, ka nisur gjithashtu një hetim për pushtimin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dita e Pavarësisë, urimi i Albin Kurtit: 28 Nëntori është data që ka gërshetuar fatin e kombit shqiptar përgjatë shekujve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani uron ditën e Flamurit

28 November, 2025
28 Nëntori/ Ambasadori Petrit Malaj: Flamuri na ndez shpirtin. Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri, më të mirat në histori

28 Nëntori/ Ambasadori Petrit Malaj: Flamuri na ndez shpirtin. Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri, më të mirat në histori

28 November, 2025
Dita e Pavarësisë, urimi i Albin Kurtit: 28 Nëntori është data që ka gërshetuar fatin e kombit shqiptar përgjatë shekujve

Dita e Pavarësisë, urimi i Albin Kurtit: 28 Nëntori është data që ka gërshetuar fatin e kombit shqiptar përgjatë shekujve

28 November, 2025
Begaj pret aktivistë të Diasporës nga 11 shtete të SHBA 

Begaj pret aktivistë të Diasporës nga 11 shtete të SHBA 

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result