Regjistrimi është i pasaktë dhe 405.000 qytetarë mungojnë dhe 132.000 qytetarë të tjerë nuk kanë deklaruar përkatësinë e tyre etike, gjuhësore dhe fetare. Gjithsej 537 mijë qytetarë të pa regjistruar.
Kjo është 21.48% nga numri i përgjithshëm i banorëve në vend, thotë ish-deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski për rezultatet e regjistrimit.
Sipas tij, nëse ndonjë njeri i zgjuar në botë mund ta pranojë një regjistrim të tillë, atëherë le ta shpjegojë.
“Prandaj të tilla janë reagimet e komuniteteve në Maqedoni dhe partnerëve të koalicionit të LSDM-së. Do të krijojë shumë probleme nga sot e tutje dhe nga ky aspekt qëndrimi im është që duhet të bëhet një regjistrim i ri.
Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së pas kësaj është i qartë. Kjo do të krijojë shumë probleme institucionale, kushtetuese dhe administrative për qytetarët e vendit tonë”, tha Dimovski në emisionin “24 Analiza”./