Fotoreporteri i luftës, ukrainasi Maks Levin është vrarë nga të shtënat e ushtrisë ruse në kryeqytetin ukrainas, sipas zyrës së prokurorit ukrainas.
Sipas Sky News, Levin u zhduk më 13 mars ndërsa ishte në detyrë ndërsa trupi i tij u gjet dje në fshatin Huta-Mezhyhirska.
Sipas një prej punëdhënësve të tij, LB, Levin ishte në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov vendndodhja e të cilit nuk dihet ende.
Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.
Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa raportonte për agresionin rus në Ukrainë.