Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Watfordit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Juraj Kucka, i cili i vetëm me portier nuk shënoi.
Liverpooli në rastin e parë arriti të shënojë për 1-0, ku Diogo Jota me kokë shënoi nga afër.
I njëjti lojtar kishte rast të mirë edhe në minutën e 38-të, por qëlloi në trupin e portierit Ben Foster.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të ulët, ndërsa rastin e parë e kishte Joao Pedro në minutën e 57-të.
Liverpooli golin e sigurisë e gjeti krejt në fund, kur fitoi penallti në minutën e 88-të.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Fabinho që shënoi për 2-0.
Tani Liverpooli ka 72 pikë, dy më shumë se Man City që është i dyti, por me një ndeshje më pak.