Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të votojë asnjë kandidatë të Edi Ramës për president të Shqipërisë.
Pas homazheve në memorialin e 2 prillit në Shkodër, ai ka thënë opozita nuk ka emër për të propozuar. “Absolutisht jo. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij”, ka thënë Berisha.
Ai ka treguar se nuk bën asnjë marrëveshjen me Ramën për këtë çështje. “Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, ka thënë Berisha.