Infeksione me salmonelë, edhe Franca tërheq çokollatat Kinder nga tregu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas zbulimit të 21 infeksioneve me salmonelë në Francë, kryesisht te fëmijët e vegjël, të cilët u konstatuan se kishin simptomat e para të sëmundjes pas konsumimit të produkteve të çokollatës Kinder, kompania që i importon ato në Francë njoftoi tërheqjen e pesë llojeve nga tregu.

Këto çokollata prodhoheshin dhe importoheshin nga Belgjika, ndërsa fenomene të ngjashme tashmë janë vërejtur, siç raportojnë mediat franceze, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Autoritetet shëndetësore franceze u kanë bërë thirrje atyre që kanë blerë ditët e fundit, veçanërisht në prag të Pashkëve, të mos konsumojnë çokollata Kinder, ndërsa u bëjnë thirrje atyre që i kanë konsumuar të marrin masa, si larja e shpeshtë e duarve, për të parandaluar transmetimin.

Infeksioni i salmonelës është një sëmundje e zakonshme bakteriale që prek traktin e zorrëve. Njerëzit më së shpeshti infektohen përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar.

Share This Article