Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha në prononcim për mediat, foli edhe për faktin se Lulzim Basha mund të jetë kandidat për president.
Berisha u shpreh se nuk ka përse të bëhet shaka me gjëra të tilla e se lajmi u përgënjeshtrua. Ai shtoi se nga Kuvendi i 11 dhjetorit, vendimet janë të detyrueshme për zbatim.
“Unë kam thënë është organ legjitim, Komisioni i Rithemelimit është plotësisht legjitim. Po ta shikosh realitetin, Kryesia është e shkarkuar dhe nuk kemi kryesi, kryetari ishte i shkarkuar dhe më pas u largua.
Udhëheqës politik është Komisioni i Rithemelimit dhe pa diskutim grupi parlamentar ka legjitimitet. Nga Kuvendi i 11 dhjetorit, vendimet janë të detyrueshme për zbatim. Ne pranojmë diversitetin e mendimin ndryshe. Ai është qëndrim personal i Bashës dhe janë pa vlerë. Për mendime personale nuk ka penalitete, ne pranojmë diversitetin”, tha Berisha.
Pyetje: E njihni Alibeaj si nënkryetar i PD?
Të emërohet nënkryetar i PD duhet të jetë kryetari i emëruar, sa kohë kryetari mungon, Alibeaj vazhdon detyrën.
Pyetje: Po Basha president si e shihni?
A kemi mundësi mos bëjmë shaka, ai e përgënjeshtroi këtë gjë dhe mos merremi me gjëra të tilla.
Pyetje: Nuk jeni pjesë e Grupit parlamentar të PD-së? Vendimi i 9 shtatorit u vendos në mënyrë më demokratike. Unë nuk jam përjashtuar nga grupi parlamentar. Unë kam qenë dhe do të jem pjesë e grupit parlamentar i PD.