Sipas medias nga Shqipëria me gomone kanë kaluar La Manshin gjatë 2021, 757 veta. Por sa janë gjasat qe një vendim i tillë të frenojë kalimet e paligjshme kufitare, të cilët janë shtuar se tepërmi pas Brexit?!
Atë që nuk e bëri dot me Shqipërinë, Gjibraltarin dhe Ishujt Asuncion, Londra e ka realizuar me shtetin afrikan të Ruandës, për ngritjen e qendrave të shqyrtimit të kërkesave për azil për ata që kalojnë ilegalisht kufirin detar mes kontinentit evropian drejt Britanisë. Rrteh 10 mijë kilometra larg Afrikës, do transferohen me avion të gjithë ata që do kapen dhe kerkojne azil, dhe kryesisht meshkujt me nje kosto financiare qe shkon ne 1.4 miliarde sterlina. Sipas kryeministrit britanik Boris Johnson, qellimi eshte lufta kunder trafikanteve cnjerezor te qenieve njerezore qe e kane shnderruar kanalin e Anglise mes Frances dhe Britanise ne nje “varreze ujore”. Kundershtaret e projektit e cilesojne kete marreveshje nje “vendim mizor dhe te keq”, qe jo vetem nuk do te zgjidhe problemin, por sjell me shume kaos.
Britania mbetet një magnet i fuqishëm për emigrantët nga gjithë bota dhe këto ditë sipas kryeministrit Johnson kalimet e paligjshme detare pritet të shkojnë në 1000 veta çdo ditë. Ka një numër të madh shqiptaresh që hyjnë ilegalisht në forma të ndryshme në Britani, kryesisht fëmijë te pashoqëruar, gra, vajza dhe meshkuj të moshave të ndryshme, ku sidomos këta të fundit nuk regjistrohen zyrtarisht pranë autoriteteve të emigracionit.
Sipas medias nga Shqipëria me gomone kanë kaluar La Manshin gjatë 2021, 757 veta dhe Shqiperia vjen pas Iranit, Irakut, Eritreas, Sirise, Sudanit, Afganitanit dhe Vietnamit per nga numri i atyre që mbrijnë në Britani ilegalisht përmes rrugëve detare. Pas Brexit Britania nuk i kthen dot me azilekërkuesit ne vendet e BE-se, si vende te sigurta përpara Britanisë, në bazë të konventes se Dublinit.
Shumë qeveri britanike kanë dështuar në identifkimin dhe aplikimin e masave anti-emigracion nder dekada, e nese nje marreveshje e tille do kete apo jo sukses, kjo mbetet te shihet, por nje gje eshte e sigurte, kundershtimi ndaj ketij plani eshte i jashtezakonshem ne shoqerine dhe politiken britanike.
Top Channel