Kë njeh KQZ në PD? Celibashi: E përcakton Gjykata e Tiranës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Gjykata e Tiranës e cakton se kush e drejton Partinë Demokratike”, kështu u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat, ku kërkoi nga klasa politike të nisë punën për reformën zgjedhore.

“Këtë do ta themi, se sot nuk mund ta themi sa kohë nuk kemi një nevojë për të konfrontuar dokumentacionin e partive politike. Kur ta kemi do ta bëjmë me dije këtë. Informacioni në lidhje me këtë çështje mund të merret në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, i cili është i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtues i një partie të caktuar politike.

Mund të themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 marsit, por sot nuk e themi dot dhe nuk kemi asnjë tagër për ta thënë”, tha Celibashi.

Share This Article