Vjosa Osmani uron Mbretëreshën Elizabeth II për ditëlindjen e 96-të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen monarkja më jetëgjatë e Britanisë, Mbretëresha Elizabeth II.

Monarkja e 63-të e Britanisë, feston përvjetorin e 96-të të lindjes, ndonëse ditëlindja e saj shënohet zyrtarisht në qershor, kur festohet edhe 70-vjetori i vendosjes së saj në fron.

Në ditën speciale, ajo ka marrë mesazhe e dedikime të shumta e një të tillë edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit ka shpërndarë në Twitter një imazh të Mbretëreshës ku shfaqet me dy poni, për të shënuar përvjetorin e lindjes.

“Urime ditëlindjen e 96-të për Madhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeth II nga të gjithë ne këtu në Kosovë. Të dëshirojmë shëndet dhe lumturi”, ka shkruar ajo.

Elizabeth duhet theksuar që feston dy ditëlindje, ditëlindja e saj zyrtare është më 21 prill dhe e dyta festohet të shtunën e dytë të qershorit si ditëlindja e saj “zyrtare” mbretërore.

Mbretëresha Elizabeth II gëzon disa privilegje të veçanta si: nuk ka nevojë për patentë për të vozitur, nuk i duhet pasaportë, feston dy ditëlindje, ka bankomatin e saj, mund të tërhiqet nga pagesa e taksave, nuk mund të arrestohet kurrë etj.

Share This Article