ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Rreth 150 motoristë nga Kosova me bluza me mbishkrimin “Liria ka emër” 11 minutes ago
OBSH: Sëmundjet infektive në Gaza po dalin jashtë kontrollit 14 minutes ago
Renditja mujore e FIFA-s/ Shqipëria e 61-ta, rikuperon pesë vende, Kosova vendos rekord të ri 15 minutes ago
Samiti me Trump në Budapest, Hungaria qetëson Putin: Nuk do arrestohet nëse hyn në vend 19 minutes ago
Rusia kërkon që OKB të dënojë sulmin me dron ukrainas që vrau korrespondentin e luftës Zuyev 20 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

22 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematik të UÇK-së

albnews by albnews
31 January, 2019
in Kosova
0
22 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematik të UÇK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë.Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloj gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

RelatedPosts

Renditja mujore e FIFA-s/ Shqipëria e 61-ta, rikuperon pesë vende, Kosova vendos rekord të ri

Protestues nga të gjitha trojet, situata në pikat kufitare para mbërritjes në tubim

Vjosa Osmani në Tiranë, por nuk merr pjesë në tubimin pro UÇK

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake.

Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, është shkrirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edmond Hoxha ishte junikasi që kishte ndër mend të krijonte përmasat e reja të traditës së tij familjare, apo të Kosovës. Duke qenë se në moshën gjashtëvjeçare, kur ishte ende fëmijë, kishte parë prangimin e burgosjen e të vëllait të tij të madh, Xhavitit, duke qenë se nga kjo që kishte parë kishte pasur dhimbje, por nuk kishte pasur thyerje.

Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave, i riu që kishte zgjedhur të bënte një jetë ndryshe e megjithatë tepër rinore; ndoshta më shumë se gjithçka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të përjetonin.

Hakif Zejnullahu kishte një heshtje të jashtëzakonshme, ashtu siç e kishte edhe punën të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur.

Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme.

Gjatë ditës së sotme mbahet edhe akademi përkujtimore në Prishtinë kushtuar tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rreth 150 motoristë nga Kosova me bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”

Rreth 150 motoristë nga Kosova me bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”

17 October, 2025
OBSH: Sëmundjet infektive në Gaza po dalin jashtë kontrollit

OBSH: Sëmundjet infektive në Gaza po dalin jashtë kontrollit

17 October, 2025
Renditja mujore e FIFA-s/ Shqipëria e 61-ta, rikuperon pesë vende, Kosova vendos rekord të ri

Renditja mujore e FIFA-s/ Shqipëria e 61-ta, rikuperon pesë vende, Kosova vendos rekord të ri

17 October, 2025
Samiti me Trump në Budapest, Hungaria qetëson Putin: Nuk do arrestohet nëse hyn në vend

Samiti me Trump në Budapest, Hungaria qetëson Putin: Nuk do arrestohet nëse hyn në vend

17 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result