Edy Reja merr përgjegjësitë e tij për dështimin me aktivizimin e Odise Roshit si mbrojtës, por sigurisht nuk e hedh të gjithë poshtë paraqitjen e Shqipërisë, pavarësisht humbjes së thellë 4-1.
“Diçka pozitive kishte disa ndeshje. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën dy golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendje nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, Franca na vuri në vështirësi falë cilësive që ka. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.”/Supersport.al