41 gola në 41 ndeshje këtë sezon, 14 gola në Champions League, askush nuk ka bërë më mirë se Karim Benzema këtë sezon.
Sulmuesi francez rezervon një vend në podiumin e ‘Topit të Artë’ këtë sezon, një vend si favorit, të paktën deri më tani. ‘Dopjeta’ e fundit kundër Man.City e përforcon edhe më shumë këtë status, Benzema zhvilloi një tjetër 90-minutësh të madh:
‘Nuk e di nëse do ta fitojë ai ‘Topin e Artë’ por pa diskutim është sulmuesi më i mirë që shoh në qarkullim. Nuk ka asnjë sulmues tjetër me cilësitë dhe efikasitetin e tij’, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.
Nga PSG te Chelsea për të vijuar te Man.City, mjaftojnë këto tre sfida për të kuptuar peshën e sulmuesin të Real Madrid. Në La Liga, në sfidën e fundit, humbi dy penallti radhazi, por ndaj City shënoi me ‘panenka’ si për ti treguar të gjithë botës klasin e tij:
‘Gjithnjë mendoj se nuk gjuan penallti nuk mund të humbasësh kurrë, duhet besim, të jesh gjakftohtë, unë kam shumë besim në veten time, e provova dhe shkoi mirë’, u shpreh Benzema pas ndeshjes.