Igor Volobuev ishte zhdukur nga fillimi i marsit, por askush në Moskë nuk mendonte se ku ndodhej vërtetë.
Numri 2 i Gazprombank, institut bankar ndër më të rëndësishmit në Rusi dhe pronë e gjigantit shtetëror të naftës, pas 33 vitesh karrierë brilante kishte vendosur të braktiste vendin që i dha prestigj dhe pasuri, por edhe zhgënjimin final, për t’u transferuar në fushëbetejën ukrainase dhe luftuar për Kievin.
Bankieri 50-vjeçar që ka origjinë ukrainase, nga Okhtyrka, deklaroi sot se “nuk shikoja dot më atë që Rusia po bënte me vendin tim. Po tentonin të vrisnin babanë tim, që ka jetuar një muaj në një qilar të akullt, miqtë, të njohurit. Të gjithë këto persona thonin se i vinte turp nga unë, që ende rrija në Moskë”.
Tashmë ai lufton me forcat territoriale ukrainase. “Ai i Putin është një krim. Por vrasjet, vjedhjet, përdhunimet nuk i ka bërë Putin, por rusët të gjithë. Edhe unë kam përgjegjësi për këtë, dhe do të më vij turp për gjithë jetën”, shton ai.
Sipas Volubiev, vdekjet misterioze të kolegut të tij në Gazprombank, Vladisalv Avaev dhe të disa biznesmenëve të tjerë si Sergei Protosenya në Spanjë nuk janë rastësore, as vetëvrasje. “Ata dinin shumë”, thotë ai.
Janë të shumtë drejtuesit rusë që kanë braktisur vendin, duke filluar nga Anatolij Chubais, ish-zëvendës kryeministër në kohën e Eltsin, por edhe kreu i bordit të Sberbank Lev Khasis ose CEO i kompanisë aeronautike ruse Areoflot, Andrei Panov.