Antonio Conte është lidhur me një kalim të mundshëm te Paris Saint Germain, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Ka qenë vet trajneri italian i Tottenham Hotspur që ka mohuar zërat që e lidhin me stolin e gjigantit francez.
Për t’i dhënë fund njëherë e mirë spekulimeve që e lidhin me PSG-në, Conte ka folur në konferencën për shtyp, duke mohuar kontaktet me ekipin francez.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që shkruhen për kalimin tim te PSG-ja. Janë lajme që bëhen për të shkaktuar shpërqendrim te ne, në një moment vendimtar të sezonit”.
Tutje italiani ka thënë se gjithë përqendrimin e ka te skuadra e tij aktuale Tottenahm Hotspur dhe dëshiron t’i arrijë objektivat që ka para vetes.
“Unë jam tërësisht i përqendruar te Tottenham dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Duam të arrimë objektivat tanë për këtë sezon dhe më pas të planifikojmë sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Conte.
52-vjeçari italian deri më tani e ka udhëhequr Tottenhamin në 31 ndeshje zyrtare ka ka një mesatare prej 1,77 pikëve për ndeshje.