11 fëmijët e parë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, pasi të paktën njeri prej prindërve të tyre kanë humbur jetën duke “luftuar” armikun e dukshëm ose edhe të padukshëm për interesin e përgjithshëm.
Statusin e veçantë këtyre fëmijëve, ia u njoftoi Edi Rama në një ceremoni të veçantë, ku siç tha i përmbushi amanetin aty që humbën jetën dhe u vetëmohuan për të mirën e shoqërisë.
“Janë pikërisht njerëzit e zakonshëm dhe autorët e akteve më të jashtëzakonshme të vetëmohimi, për t’u bërë mburojë e shoqërisë. Të tillë ishin edhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë, prindërit tuaj, të cilët jetojnë në kujtimet tuaja dhe në kujtesën tuja. Ata lanë pas jo vetëm shembullin e tyre, por edhe amanetin e heshtur për ne, që mos t’iu lëmë për asnjë çaste vetëm. Ky takim sot është për ta shpallur edhe publikisht atë amanet, i cili u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i këtij mandati të tretë. Sot jemi këtu për të kujtuar prindërit tuaj me fjalët e amanetit të përmbushur dhe për t’i thënë aty se kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe, por edhe të gjithë Shqipërisë, se republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve.
Sot statusi i këtyre fëmijëve nuk është një zotim, por një risi. Statusi i veçantë parashiko edhe marrjen e shëndetësisë falas, edhe kur është nevoja. Edhe në strukturat më të specializuara jashtë vendit. I gjithë procesi i shkollimit, me përjashtim nga tarifat. Për të vajtur edhe tek orientimi profesional dhe mbështetja për punësim. Ky status i takon të gjithëve fëmijëve të dëshmoreve, si dhe mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në vijën e parë të luftës me COVID-19.
Sot këtu janë 11 fëmijët e parë, ndërkohë komisioni i ngritur sipas ligjit enkas për këtë qellim, vijon me trajtimin e rasteve të tjera. Sot nga politikat sociale, përfitojnë afron 140 mijë fëmijë, janë fëmijë që marrin ndihmë ekonomike, për fëmijët jetim, fëmijët e nenave që janë viktima të dhunës, pagesa është trefishuar. Ndërkohë në vazhdën e detyrimit për t’iu përgjigjur bindjes së shprehur nga një numër i madh qytetarësh shqiptarë përmes këshillimit social, po punojmë edhe për të shtuar në këtë program të gjerë politikat sociale, një të re që do të mbështesë nënat me më shumë se 3 fëmijë. Të gjitha këtyre u shton subvencione dhe detyrim”, tha ai.