Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellësit të Laçit, Alfred Prodani.
Burime bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të INTERPOL pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.
‘Operacioni ‘Coruna’ ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, i shpallur kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës për veprën penale ‘ Vjedhje me dhune’, thotë Policia e Lezhës.
Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha në 2019 për vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza.
Burime bëjnë me dije se arrestimi është provizor me qëllim ekstradimi.