Bayern Munich është afër nënshkrimit të mesfushorit të Ajax, Ryan Gravenberch, raporton Fichajes.
Marrëveshja për 19-vjeçarin është rreth 30 milionë, me kushtet personale tashmë të arritura.
Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United ishin gjithashtu të lidhur me Gravenberch, ndërsa Ajax i kishte ofruar atij një marrëveshje të re, por holandezi besohet të ketë vendosur zemrën e tij për një lëvizje në Allianz Arena.
Bavarezët duan ta finalizojnë sa më parë transferimin e Gravenberch dhe të shikojnë shënjestra të tjera.
Natyrisht se kampioni i Bundesligës është nën presion, duke ditur që tre gjigantët evropianë i duan shërbimet e mesfushorit.
Djajtë e Kuq tashmë e kanë Erik ten Hagen si trajner dhe përmes tij mund të ndikojnë që lojtari të kalojë në Old Trafford, e që Bayerni për këtë edhe nxiton.