Britania akuzon Putinin me “fashizmin dhe tiraninë e 70 viteve më parë”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, rrethin e tij të ngushtë dhe gjeneralët rusë “se reflektojnë fashizmin dhe tiraninë e 70 viteve më parë duke përsëritur gabimet e regjimeve totalitare të shekullit të kaluar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Wallace foli rreth luftës Rusi-Ukrainë në Muzeun e Ushtrisë Kombëtare në Londër me rastin e Ditës së Fitores – 9 Majit, e cila kremtohet për shkak të fitores që Bashkimi Sovjetik ka arritur ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Duke iu referuar gjeneralëve rusë ai tha se “Nuk mund të jetë dita e fitores për ata dhe Putinin, në Ukrainë mund të ketë vetëm çnderim dhe sigurisht humbje”.

Sipas tij, Putini ka njollosur dinjitetin e ushtarëve rusë që kanë luftuar për të mundur nazistët. “Putini, rrethi i afërm i tij dhe gjeneralët rusë, reflektojnë fashizmin dhe tiraninë e 70 viteve më parë duke përsëritur gabimet e regjimeve totalitare të shekullit të kaluar”, tha Wallace.

– “Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë po dështon dhe ata e dinë këtë”

Sekretari Wallace ndër të tjerat akuzon Putinin se “Copëton të kaluarën dhe të ardhmen e Rusisë”.

“Ajo që Putini dëshiron me të vërtet është që populli rus dhe bota të admirojnë dhe frikësohen nga monumenti i militarizmit të vazhdueshëm. Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë po dështon dhe ata e dinë këtë”, u shpreh ai.

Duke tërhequr vëmendjen për sulmet ndaj civilëve, shënjestrimin e grave, fëmijëve dhe dhunën seksuale në Ukrainë, Wallace tha se vendet perëndimore mbledhin informacione për krimet e mundshme të luftës në Ukrainë dhe se informacioni do të përdoret për të mbajtur të gjithë përgjegjës për këto krime.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wallace vuri re se edhe gjeneralët rusë janë fajtor aq sa Putini dhe se duhet të gjykohen në gjykatë ushtarake.

Share This Article