Policia e Londrës lëshon mbi 100 gjoba në hetimin e skandalit “partygate”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Metropolitane e Londrës tha se numri i gjobave të lëshuara për shkelje të rregulloreve të COVID-19 në zyrat e qeverisë britanike është zgjeruar në më shumë se 100

Numri i gjobave të lëshuara për shkelje të rregulloreve të COVID-19 në zyrat e qeverisë britanike, përfshirë rezidencën zyrtare të kryeministrit Boris Johnson, është rritur në më shumë se 100, njoftoi sot Policia Metropolitane të Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Johnson pranoi muajin e kaluar se ai ishte në mesin e dhjetëra personave që kanë paguar gjobë policore për pjesëmarrje në aheng dhe tubime që shkelën masat e bllokimit, duke e bërë atë udhëheqësin e parë britanik që u sanksionua për shkeljen e ligjit gjatë kohës që ishte në detyrë.

Zbulimet se Johnson dhe zyrtarë të tjerë të lartë u mblodhën ilegalisht në ndërtesat qeveritare në 2020 dhe 2021, kur miliona qytetarë në vend iu kufizua lëvizja dhe shumë aktivitete të tjera për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ka zemëruar votuesit dhe ka ngritur zërat për dorëheqjen e Johnsonit.

Johnson kërkoi falje për pjesëmarrjen në ahengun surprizë të ditëlindjes në 10 Downing St. në qershor 2020, por këmbënguli se “nuk i kishte shkuar ndërmend” që mbledhja ishte një festë.

Gruaja e Johnsonit, Carrie dhe shefi i Thesarit Rishi Sunak thanë se ata u gjobitën për pjesëmarrje në të njëjtën ngjarje.

Përditësimi i policisë dyfishoi numrin e gjobave të lëshuara deri më tani për skandalin e quajtur “partygate”. Muajin e kaluar, policia tha se kishte lëshuar rreth 50 gjoba të tilla si rezultat i hetimit të saj.

Policia nuk ka identifikuar personat e gjobitur.

Share This Article