ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 2 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 9 minutes ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 15 minutes ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 17 minutes ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 19 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Finlanda e Suedia në NATO, Turqia vendos kushte

albnews by albnews
15 May, 2022
in Bota
0
NATO reagon pas vendimit të Putin: Rusia po kërkon pretekst për të pushtuar Ukrainën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin, Sekretari amerikan i Shtetit Blinken ishte i bindur se mund të arrihej në një konsensus pavarësisht qëndrimit dyshues të Turqisë.

Komentet e Blinken erdhën pasi Presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se biseda e fundit me Presidentin rus Vladimir Putin rreth dëshirës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO ishte e matur dhe nuk përmbante asnjë kërcënim.

RelatedPosts

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

Vendi nordik ndan një kufi të gjatë me Rusinë. Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim. Një aplikim zyrtar për anëtarësim do të dorëzohet më pas në selinë e NATO-s në Bruksel, me shumë gjasa javën e ardhshme.

Turqia ka vendosur si kusht për votën e saj për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO që ato të ndalojnë mbështetjen e atyre për ato që i konsideron “grupe terroriste që veprojnë në mërgatë kundër Presidentit Erdogan”.

Të dy shteteve ju kërkohet nga Presidenti turk që të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksporteve turke. Shqetësimet e Turqisë mund të përbëjnë një pengesë pasi çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin unanim nga të 30 vendet anëtare.

Suedia dhe Finlanda kanë hequr dorë nga neutraliteti i tyre i gjatë pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Ndërkaq, kreu i aleancës ushtarake transatlantike Jens Stoltenberg në kushte izolimi për shkak të infektimit me Covid-19  shprehu besimin se me dështimin e përparimit ushtarak të Rusisë, Ukraina mund ta fitojë luftën.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç kishte planifikuar Moska që nuk po i arrin objektivat e saj strategjike”, tha Stoltenberg, “sepse ata nuk arritën të merrnin Kievin dhe po tërhiqen nga Kharkiv ndërsa ofensiva në Donbas ka ngecur”.

Stoltenberg tha se ishte i bindur se procesi i pranimit për Finlandën dhe Suedinë mund të përshpejtohet nga shtetet e NATO-s. Ndërkohë, aleanca veriatlantike do të rrisë praninë e saj në rajonin e Baltikut për të frenuar kërcënimet ruse me 40 mijë trupa ushtarake.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result