ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 4 minutes ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 6 minutes ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 8 minutes ago
Catherine bën thirrje për t’i dhënë fund ‘stigmës’ rreth varësisë 10 minutes ago
Uashingtoni dhe Kievi afër marrëveshjes së Paqes 12 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

albnews by albnews
15 May, 2022
in Bota
0
A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti rus, Vladimir Putin, shfrytëzon çdo rast për të përsëritur justifikimet e tij të pabaza për pushtimin e të Ukrainës. Ai pretendon rrejshëm se Qeveria demokratike në Kiev udhëhiqet nga neo-nazistët, se pakica rusisht-folëse atje përballet me gjenocid dhe se aleatët perëndimorë të Ukrainës paraqesin kërcënim ekzistencial për Rusinë. Ai, po ashtu, thotë se Ukraina ka planifikuar ta sulmojë Rusinë, gjë të cilën Kievi e mohon kategorikisht.

RelatedPosts

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

Uashingtoni dhe Kievi afër marrëveshjes së Paqes

“Rusia i ka dhënë një goditje parandaluese agresionit. Ka qenë një vendim i detyrueshëm, në kohë dhe i duhur – vendim i një vendi sovran, të fortë dhe të pavarur”, ka thënë Putin më 9 maj.

Në këtë datë, Rusia kujton mposhtjen e Gjermanisë naziste, më 1945. Mbi 27 milionë qytetarë sovjetikë kanë humbur jetën në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike. Putin ka thënë se kujtimi për ta nuk venitet kurrë.

Por, pak orë pas fjalimit të tij, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se pushtimi i Ukrainës është, në fakt, duke e çnderuar të kaluarën e Rusisë dhe ka akuzuar Putinin për fashizëm.

 “Me pushtimin e Ukrainës, Putin dhe rrethi i tij i gjeneralëve pasqyrojnë fashizmin dhe tiraninë e 77 vjetëve më parë, duke përsëritur gabimet e regjimeve totalitare të shekullit të kaluar. Ata po tregojnë të njëjtën mospërfillje për jetën njerëzore, për sovranitetin kombëtar dhe për sistemin ndërkombëtar, të bazuar në rregulla”, ka thënë Wallace.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Putin është më i rrezikshëm se udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, apo diktatori sovjetik, Joseph Stalin. Në një shkrim për gazetën britanike The Telegraph, më 10 maj, Morawiecki ka thënë se “Putin nuk është as Hitler, as Stalin”.

“Fatkeqësisht, është më i rrezikshëm. Ai, jo vetëm që ka në dispozicion armë më vdekjeprurëse, por ka në dorë edhe mediat që përhapin propagandën e tij”, ka thënë Morawiecki.

Ish-drejtori i inteligjencës kombëtare të SHBA-së, James Clapper, ka thënë në një intervistë për rrjetin CNN se Putin “është Hitleri i shekullit 21”. “Ai është brutal, i ftohtë dhe nuk ka respekt për njerëzimin”, ka thënë Clapper./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

24 November, 2025
Catherine bën thirrje për t’i dhënë fund ‘stigmës’ rreth varësisë

Catherine bën thirrje për t’i dhënë fund ‘stigmës’ rreth varësisë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result