Autoritetet kolumbiane kanë konfirmuar të martën arrestimin e 17 personave të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim droge e shpëlarje parash.
Një nga të arrestuarit është shqiptar, ka shkruar Associated Press.
Një nga të kapurit prej autoriteteve kolumbiane është një pilot që ishte pjesë e një organizate kriminale e që po hetohej nga prokurori paraguaian Marcelo Pecci që së fundmi u vra në një plazh në Kolumbi.
Kolumbia po heton nëse banda braziliane ishte e përfshirë në vrasjen e tij.
Policia beson se Pecci ishte cak i vrasjes për shkak të punës ndaj krimeve transnacionale të drogës.