Gjykata e Posaçme e Apelit le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka.
Lefter Koka qëndron në qeli prej dhjetorit, kur u prangos pas dyshimeve për 3,7 milionë euro ryshfet për inceneratorin e Elbasanit.
Pozita e tij penale u rëndua pas një tjetër mase “arrest në burg” për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.