Ambasadori gjerman: Synimi ynë është t’i themi po hapjes së negociatave për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë një takimi me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf tha se synimi i vendit të tij është t’i thotë “Po” hapjes së negociatave me Shqipërinë.

 “Kancelarja Merkel ka deklaruar së fundi se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe BE-në. Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë”, nënvizoi Ambasadori Zingraf.”

Ndërsa kryeparlamentari Ruçi tha gjatë takimit që shpreson që qeveria gjermane ti thonë “PO” çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit

Gramoz Ruçi: “Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës. Ne i jemi mirënjohës Bundestagut, qeverisë gjermane dhe personalisht Kancelares Merkel për fokusin e tyre të veçantë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së rrugëtimit tonë europian. Shpresojmë që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se Bundestagu dhe Qeveria gjermane do tu thonë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit.”


Share This Article