ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar 1 hour ago
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën 1 hour ago
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama 1 hour ago
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht 1 hour ago
Karton i verdhë për shqiponjën?! 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë është lija e majmunit, virusi i ri që po shqetëson botën?

albnews by albnews
23 May, 2022
in Bota, Shendetesi
0
Çfarë është lija e majmunit, virusi i ri që po shqetëson botën?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një sëmundje tejet e rrallë, e quajtur lija e majmunit, e afërt me linë e dhenve, shfaqet kryesisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Por së fundmi, raste të shumta janë diktuar në disa shtete të botës, si në SHBA, Kanada, Europë dhe vende të tjera.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), këto raste lidhen me udhëtimet e personave të infektuar nga njëri shtet në tjetrin, si dhe nga importimi i kafshëve të infektuar me këtë virus.

RelatedPosts

42 viktima pas rrëzimit të një autobusi në humnerë

Presidenti Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

“Lufta mbaroi”, Trump: Nga Paqja do përfitojë i tërë rajoni

Situata nuk paraqitet alarmante nga ekspertët e shëndetësisë, por gjithsesi ata bëjnë thirrje që të bëhet kujdes.

Cilat janë simptomat e lisë së majmunit?

Virusi ka një periudhë inkubimi prej 14 ditësh, sipas CDC. Simptomat e para janë ato të gripit të zakonshëm, si temperatura, të dridhurat, lodhja, dhimbja e kokës dhe e muskujve, dhe fryrje të nyejve limfatike, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë virusin dhe sëmundjen.

Më pas, i infektuar përjeton daljen e njollave të ashpra në fytyrë, trup dhe brenda gojës. Puçrrat janë të mbushura me lëng dhe shpesh të kuqe. Ato zhduken pas një periudhë prej dy ose tre javësh.

 “Për këtë sëmundje nuk ka ilaç specifik, kura përmban vetëm mjekime ndihmëse. Sidoqoftë, për këtë infeksion ka një vaksinë”, tha përmes një deklarate për mediat Jimmy Whitworth, profesor i shëndetit publik ndërkombëtar në “London School of Hygiene & Tropical Medicine”.

Si përhapet lija e majmunit?

Ekspertët thonë se për përhapjen e këtij virusi shërben kontakti i afërt me një person të infektuar. Neil Mabbott, shefi i katedrës së imunopatologjisë në shkollën e veterinarisë në Universitetin e Edinburgut tha përmes një deklarate se virusi përcillet përmes prekjes së lëkurës së infektuar, membranave të mukozës, stërklave respiratore dhe lëngjeve trupore.

“Pasi plagët të jenë shëruar, koret bien në formë pluhuri, por edhe mund të thihen përmes ajrit nga persona të tjerë”, thotë Dr. Michael Skinner, profesor në departamentin e mjekësisë në “College London”, i specializuar për sëmundjet infektive.

Transmetimi mes njerëzve ndodh kryesisht përmes stërklave respiratore, por duke qenë se ato qëndrojnë në ajër vetëm për disa centimetra, kontakti i afërt duhet edhe të zgjasë disa minuta.

Vdekshmëria

Sipas Michael Head, kërkues shkencor në Universitetin e Sauthemptonit në Mbretërinë e Bashkuar, lija e majmunit mund të përkthehet në një infeksion të rëndë. “Vdekshmëria për këtë lloj virusi ka qenë gjithmonë rreth 1%”, thotë ai. “Vatrat krijohen shpesh në ambiente ku të ardhurat e popullsisë janë të ulëta dhe aksesi në shërbime shëndetësore është i kufizuar”. Sidoqoftë, sipas tij, do të ishte shumë e pazakontë që të shihet shpërthim rastesh në vendet e zhvilluara. “Nuk do të kemi transmetim në nivelin e Covid”, tha ai.

Sipas CDC, dezinfektantët e zakonshëm që mbajmë nëpër shtëpia, mund ta eliminojnë virusin e lisë së majmunit.

Origjina e virusit

Sipas CDC, lija e majmunit u emërtua kështu në vitin 1958, kur një sëmundje e ngjashme me linë e dhenve u përhap në dy grupe majmunësh, të mbajtur për studime shkencore. Megjithatë, bartësi kryesor i këtij virusi është ende i panjohur. Sipas CDC, brejtësit afrikanë dyshohet se janë transmetues të tij.

Rasti i parë i lisë së majmunit te njerëzit është regjistruar në vitin 1970, në Republikën Demokratike të Kongos, në një kohë kur e gjithë bota po bënte përpjekje të mëdha për të eliminuar linë e dhenve. Pas gati 40 vitesh pa raste të raportuara, lija e majmunit u rishfaq në Nigeri në vitin 2017. Që prej asaj kohe, në Nigeri janë raportuar mbi 450 raste dhe të paktën 8 prej tyre, kanë shërbyer si eksportues të virusit në shtete të tjera.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

13 October, 2025
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

13 October, 2025
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

13 October, 2025
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result