Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3, në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë.
Mësohet se një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta. Punonjësi i policisë Çaush Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është polici Ludian Zaimi.
Në komisariat mësohet se ka mbërritur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.