ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë? 11 minutes ago
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta 13 minutes ago
“Balluku”/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër!  15 minutes ago
Berisha: Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e Belinda Ballukut!  16 minutes ago
Dalin nga ambientet e GJKKO-s Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj! Lihen në fuqi masat e sigurisë 18 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Lufta në Ukrainë, Biden: Do të dërgojmë sisteme të avancuara raketore

albnews by albnews
1 June, 2022
in Bota
0
Lufta në Ukrainë, Biden: Do të dërgojmë sisteme të avancuara raketore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë sisteme më të avancuara raketore në Ukrainë, për të ndihmuar atë të mbrojë veten. Konfirmimi erdhi nga presidenti amerikan, Joe Biden, në një shkrim të botuar nga New York Times. 

Armët e kërkuara prej kohësh nga Ukraina, do t’i mundësojnë shënjestrimin me precision më të lartë të pozicioneve armike, deri në 80 km largësi. Edhe pse larg veprimit maksimal prej 300 km, municionet janë ato me rrezen më të gjatë të dërguar deri më tani në Ukrainë.

RelatedPosts

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar kërkesën e Kievit për armë më të avancuara, me frikën se ato do të përdoreshin kundër shënjestrave në Rusi, duke provokuar kështu përshkallëzim të konfliktit. Por të mërkurën, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se sistemet e avancuara raketore do të forcojnë pozicionin negociues të Kievit përballë Rusisë dhe do ta bëjnë më të mundur zgjidhjen diplomatike.

“Prandaj vendosa që ne t’i sigurojmë ukrainasve sisteme më të avancuara raketore dhe municione që do t’i ndihmojnë ata të shënjestrojnë më me saktësi objektivët kyçë në fushëbetejë”, tha presidenti Biden.

Armët e reja do të përfshijnë sisteme raketore të lëvizshmërisë së lartë, HIMARS, sic bëri të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, pa e saktësuar numrin e tyre.

Sistemet mund të lëshojnë raketa të shumëfishta të precizionit të lartë që mund të arrijnë shumë më larg nga ato që Kievi ka aktualisht në dispozicioni.

Muajin e kaluar shefi i ushtrisë ukrainase tha se HIMARS do të ishin vendimtare për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve raketore të Moskës.

Shtetet e Bashkuara presin që armët të dërgohen në rajonin e Donbas ku luftimet janë më intensive, por Shtëpia e Bardhë thotë se ka marrë garanci nga presidenti Zelensky se ato nuk do të përdoren për të sulmuar territorin rus.

Menjëherë pasi editoriali i Biden u publikua nga media amerikane, zyrtarë të ushtrisë ruse njoftuan se forcat bërthamore të këtij vendi po zhvillonin stërvitje në rajonin e Ivanovo, pranë Moskës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

23 November, 2025
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

23 November, 2025
“Balluku”/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër! 

“Balluku”/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër! 

23 November, 2025
Berisha: Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e Belinda Ballukut! 

Berisha: Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e Belinda Ballukut! 

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result