ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 4 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 4 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Diplomacia e Kosovës tash 5 vjet po vendnumëron

albnews by albnews
13 September, 2019
in Kosova
0
Diplomacia e Kosovës tash 5 vjet po vendnumëron
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kosova tash e pesë vjet është në defensivë diplomatike karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë dhe nuk ka arritur që t’i amortizojë efektet e saj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Për më shumë, sipas tyre, diplomacia e Kosovës është treguar e papërgjegjshme karshi agresivitetit të diplomacisë serbe, ndërkohë që ka degraduar edhe për shkak të politikave jo të mira dhe joprofesionale, punësimeve mbi baza partiake dhe mungesës së disiplinës brenda resorit në raport me ekzekutivin e vendit, në përgjithësi.

Analisti i çështjeve politike, Armend Muja, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që diplomacia e Kosovës, që nga viti 2014 është në defensivë.

RelatedPosts

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

Sipas tij, periudhën gjatë 4 vjetëve e kanë karakterizuar dy momente. Momenti i parë, sipas tij, është ardhja në pushtet në Serbi e Aleksandar Vuçiqit, aktualisht president i këtij vendi, si dhe e Ivica Daçiqit, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë.

Ndërkaq, momenti i dytë është dialogu politik i Brukselit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin, kjo e fundit ka arritur që në mjaft vende të botës, e sidomos në Azi dhe Afrikë, ta interpretojë si dialog për statusin e Kosovës.

Sipas tij, diplomacia e Kosovës, nuk ka pasur kundërpërgjigje ndaj kësaj situate, për shkak se, siç thotë ai, me kalimin e kohës i ka humbur miqtë dhe nuk ka pasur një orientim strategjik ndaj procedurës së njohjes.

“Diplomacia kosovare ka pasur humbje të fokusit, ka pasur mungesë të kapaciteteve dhe në të njëjtën kohë, nuk ka pasur ndonjë orientim strategjik me aleatët. Në dy vjetët e fundit, ka pasur tërheqje të njohjeve. Diplomacia e Kosovës ka qenë në defensivë dhe në mënyrë efektive i kemi 12 njohje të konfirmuara, të cilat janë tërhequr. Qëllimi i Serbisë ka qenë që të na bëjë të ndjeshëm, të na ulë në tavolinën e negocimit dhe që ne të bëjmë kompromis sa i përket Asociacionit (të komunave me shumicë serbe) ose korrektimit të kufijve”, thekson Muja.

Ai shton se masat e ndërmarra nga diplomacia serbe kanë qenë të koordinuara me aleatët e Serbisë, përfshirë Rusinë.

Mendim të ngjashëm ka edhe politologu Ramush Tahiri. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia e ka keqpërdorur dialogun e Brukseli duke e paraqitur atë si kthim të çështjes së Kosovës për rishqyrtim.

Sipas tij, përderisa diplomacia e Serbisë ka dërguar letra cirkulare nëpër vende të botës, duke u kërkuar atyre që të tërheqin ose ngrijnë njohjet e Kosovës deri në arritjen e një marrëveshjeje, në anën tjetër, diplomacia e Kosovës ka ngelur pasive në këtë drejtim.

“Delegacioni i Kosovës nuk ka arritur ta bindë askënd që bisedimet ose dialogu në Bruksel, me Serbinë, po bëhet për normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk po bëhet për rishqyrtim të njohjes dhe as për ndarje të Kosovës nga Serbia (siç pretendojnë autoritetet e Serbisë). Gjendja ka degraduar dhe Kosova ka hyrë në një lloj vetëkënaqësie dhe në një lloj papërgjegjësie. Nuk është në avantazh, por në një lloj disavatazhi në krahasim me Serbinë dhe gjithashtu nuk po i zhvillon marrëdhëniet me shtetet tjera që të lobojnë”, thekson Tahiri.

Ndërkaq, analisti Muja vlerëson se aktualisht nuk ka shenja që kursi i deritashëm i diplomacisë së Kosovës do të ndryshojë së shpejti, ndërkohë që, sipas tij, pret rritje të presionit nga diplomacia serbe.

“Te diplomacia e Kosovës nuk kam parë ndonjë ndryshim esencial apo përmbajtësor, që të jep të mendosh që shtegu i defensivës së filluar nga viti 2014, është në ndryshim e sipër. Unë mendoj që kjo do të vazhdojë. Presioni i Serbisë, sidomos Daçiqit dhe Vuçiqit, do të vazhdojë me dy përpjekje përfundimtare. E para është që ta distancojë Kosovën nga anëtarësim në OKB apo nga ato dy të tretat e nevojshme në Asamblenë e OKB-së, si dhe tjetra është që t’ia parandalojë Kosovës çfarëdo anëtarësimi në formën e shtetësisë, në organizata siç është INTERPOL-i”, thekson Muja.

Politologu Tahiri, thotë se diplomacia e Kosovës aktualisht është në kurs negativ dhe nuk është duke arritur që ta bindë në tërësi bashkësinë ndërkombëtare se nuk ekziston asnjë alternativë, në të cilën do ta negocionte statusin e saj, i cili është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Diplomacia e jonë nuk është dorëzuar, por po ndjehet e papërgjegjshme. Ata, me sintagma dhe flokula, janë prezent. Mirëpo, me letra dhe dokumente nuk janë duke bërë asgjë. Në këtë bazë janë duke e nënçmuar angazhimin e Serbisë dhe po e nënçmojnë faktin që diplomacia duhet të jetë vazhdimisht aktuale dhe të mos pushojë asnjëherë derisa Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara ose të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare. Ndërkohë, Kosova nuk po arrin ta arsyetojë as kërkesën për INTERPOL”, shprehet Tahiri.

Aktualisht, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se kanë njohur Kosovën. Por, autoritetet e Beogradit, pretendojnë se tashmë kanë arritur të sigurojnë tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga 15 shtete.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se tërheqja e njohjeve të Kosovës, është proces i pandalshëm dhe se synon që numrin e njohjeve ta zbresë nën gjysmën e anëtareve të OKB-së. Sipas tij, kjo do t’ia siguronte Serbisë “një pozitë më të mirë në bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result