Nottingham Forest synon goditjen e madhe me transferimin e Armando Brojës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, është cak i interesimit nga skuadra e sapo promovuar në Ligën Premier, Nottingham Forest.

Nottingham Forest i sapo promovuar po shikon mundësinë e përforcimeve të skuadrës, pasi tani niveli i lojës është shumë më i lartë sesa në Championship.

Kështu, dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë etiketuar sulmuesin shqiptar, Armando Broja, të cilin synojnë ta transferojnë në verë.

Talenti i Chelseat e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Southamptoni – duke shënuar gjashtë herë në 32 ndeshje të Ligës Premier.

Akoma vetëm 20-vjeç, reprezentuesi shqiptar ka impresionuar dhe është lidhur edhe me West Hamin dhe Newcastle United javët e fundit.

Interesim për Brojën kanë shfaqur edhe Evertoni dhe Napoli në Serie A.

Sipas Nottingham Post, klubi i sapo promovuar dëshiron vetëm një marrëveshje e përhershme, pasi nuk ka gjasa që Steve Cooper të shikojë një lëvizje të mundshme huazimi për sulmuesin.

Çmimi i Brojës vlerësohet të jetë rreth 25-30 milionë eurosh. 

https://twitter.com/callumcasteln/status/1532316554511147008?s=20&t=Wen8c6oROYfKuDE58CfD0g
Share This Article