Përfundimi më i dhimbshëm në një gjysmëfinale të Roland Garros ishte ky i sotmi ku Rafael Nadal takohej me Alexander Zverevin.
Tenisti gjerman, Zverev, u dëmtua në setin e dytë ndaj Rafael Nadal, pasi shkeli në pjesën e jashtme të këmbës, lëvizje që ia lëndoi kyçin e djathtë.
Të bërtiturat e tij dhe dhimbjet e mëdha tronditën të pranishmit në fushën e Philippe-Chatrier, ku heshtja ra mbi tifozët.
Në setin e dytë rezultati ishte 5-6 për gjermanin, ku Zverev u detyrua që të ndjek një top të Nadal, po shkeli gabimisht dhe ktheu kyçin e djathtë.
Përsëritja e videos e bën të qartë se lëndimi do të jetë i rëndë dhe se tenisti gjerman e kishte të vështirë të vazhdonte gjysmëfinalen.
Numri tre në botë, u largua fillimisht nga pista i përlotur dhe i ndihmuar nga një karrige me rrota.
Më pas me ndihmën e patericave ai u kthye në fushë për të konfirmuar se nuk do të mund të vazhdojë më.
Nadal kalon në finale, ku do të luajë kundër fituesit të çiftit të dytë mes norvegjezit Casper Ruud (ATP nr. 8) dhe kroatit Marin Cilic (ATP nr 23).