Charlie Cole, fotografi i imazhit simbolik të protestave kineze në sheshin Tiananmen, vdiq në ishullin Bali, ku kishte jetuar për disa kohë, në moshën 64 vjeç, raportoi BBC.
Fotografia, që paraqet një burrë të vetëm përpara tre tankeve, u bë nga Cole nga një ballkon hoteli më 5 qershor 1986, një ditë pasi mijëra protestues dyshohet se ishin vrarë në rrugët e vendit.
Në vitin 1990 Cole, i cili u lind në Teksas, u nderua me çmimin më prestigjioz të fotografisë, World Press Photo.
Duke kujtuar atë histori, Cole thoshte se ai mendonte se burri do të vritej dhe se ishte detyra e tij të regjistronte atë që po ndodhte.
Njeriut në foto nuk iu njoh kurrë identiteti dhe as fundi./ATSH/