Problemi është kur nuk të duan 4 nga 10 deputetët e tu

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Chris Mason, BBC

Kryeministri britanik, Boris Johnson i mbijetoi mbrëmë një mocioni mosbesimi nga partia e tij, duke marrë mbështetjen e 211 ligjvënësve. Por 148 deputetë ishin kundër tij, një numër i konsiderueshëm.

Johnson ishte përballur me muaj të tërë me vështirësi për të lënë pas skandalet për shkeljen e rregullave, në veçanti për festat në godinat qeveritare gjatë masave izoluese për COVID-19. A është koha për të ecur para, apo rënia e Johnson sapo ka nisur?

Rregulli i parë i politikës: mësoni si të numëroni. Matematikisht, Johnson ishte fitues në mocionin e mosbesimit të hënën.

Rregulli i dytë i politikës: numrat shpesh nuk tregojnë të gjithë historinë. Mund të pretendoni fitoren dhe t’ju grabitet autoriteti në të njëjtin moment.

Historia na tregon disa gjëra: Sir John Major në vitin 1995 dhe Theresa May në vitin 2018, fituan dy mocione mosbesimi me një përqindje më të madhe të deputetëve mbështetës.

Sir John u shkatërrua në zgjedhjet e përgjithshme dy vjet më vonë. Zonja May u largua nga pushteti gjashtë muaj më vonë.

Tani ka një ndryshim: Boris Johnson mund të tregojë fillimisht shumicën dërrmuese të fituar në zgjedhjet e fundit.

Por e vërteta e thjeshtë është se kur më shumë se katër nga dhjetë deputetët tuaj mendojnë se vendi do ishte më mirë pa ju, atëherë ju keni një problem.

Share This Article