E joshën me ushqim, por aty i vendosën edhe eksplozivin – momenti kur minatorët rusë hedhin në erë një ari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti i pështirë kur një grup minatorësh i hodhën karremin një ariu të murrmë vetëm për ta hedhur në erë me eksploziv.

Të filmuar në një minierë të largët të Siberisë, punëtorët vranë kafshën duke e joshur për ushqim, ku edhe kishin montuar një bombë, përcjell Telegrafi.

Arinjtë tërhiqen nga ushqimi i hedhur në vende të tilla dhe minatorët hodhën një kurth për të kapur një të tillë.

Në videon thellësisht tronditëse, burrat dëgjohen duke folur ndërsa bisha e rritur tërhiqet nga një tenxhere me ushqim dhe afrohet.

Nuk u zbulua nëse vendi është një minierë diamanti apo qymyri.

Por zyrtarët në Yakutia – rajoni më i ftohtë i Rusisë – po i akuzojnë minatorët për përdorimin e eksplozivëve për të vrarë kafshët dhe për mizori ndaj kafshëve të egra.

Deputeti rus kundër mizorisë ndaj kafshëve, Vladimir Burmatov tha: “Unë tashmë kam të bëj me këta të degjeneruar. Do t’i futim në burg”.

Share This Article