Ana Maria Markovic konsiderohet futbollistja më e bukur në botë.
Kroatja, e cila luan në kampionatin e Zvicrës për Grasshopper, ka rreth gjysmë milioni ndjekës në Instagram, por thotë se e urren faktin që e konsiderojnë seksi.
“Jam e lumtur kur më thonë që jam e bukur, por fjala “seksi” nuk më pëlqen fare.
Gazetat duhet të kenë kujdes kur përdorin fjalë të caktuara, pasi mua më shkruajnë shumë meshkuj mesazhe që as nuk dua t’i lexoj.
Ka dhe nga ata që shtiren si menaxherë dhe duan të më takojnë, por unë e di shumë mirë se çfarë duan prej meje”, thotë Markovic.