Zelensky thotë se kandidatura në BE ‘do ta afrojë fitoren e Ukrainës’ – falënderon Ursula von der Leyen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin “historik” të Komisionit të BE-së për të rekomanduar dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën.

Ai tha në Twitter: “Është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do ta afrojë fitoren tonë”.

Lideri ukrainas shprehu mirënjohje për shefen e Komisionit Ursula von der Leyen (por nuk komentoi rreth veshjes së saj).

Sipas Sky News, veshja e saj – një xhaketë e verdhë mbi një këmishë blu – mund të ketë qenë një e dhënë për nivelin e saj të mbështetjes për kandidaturën e Ukrainës.

Presidenti Zelensky shtoi se ai priste që udhëheqësit e qeverisë së BE-së ta miratonin propozimin javën e ardhshme.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë që të bëhen kandidatë për anëtarësim në BE.

Por liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në rastin e Ukrainës se “ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane, ne duam që ata të jetojnë me ne, në BE”.

Share This Article