Britani, inflacioni arrin nivelin më të lartë në 40 vite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Byroja britanike e statistikave (ONS) publikoi të dhënat e inflacionit për muajin maj

Inflacioni në Britani të Madhe është rritur në 9.1 për qind në maj, duke arritur nivelin më të lartë në 40 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Byroja britanike e statistikave (ONS) publikoi të dhënat e inflacionit për muajin maj.

Sipas të dhënave të përditësuara, inflacioni i vendit, i cili qëndroi në 9 për qind në prill, u rrit në 9.1 për qind muajin e kaluar.

Kontributin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë dhënë çmimet e energjisë, karburanteve, ushqimeve dhe pasurive të paluajtshme.

Inflacioni i majit në Britani në këtë nivel u regjistrua për herë të fundit në vitin 1982.

Share This Article